Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti me diell dhe vranësira të ndryshueshme, do të fryjë dhe erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior. Pasdite vranësirat do të rriten dhe në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje shiu.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 29 deri në 35 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme, më të theksuara në orët e pasdites. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 35 gradë Celsiusë