Sot pritet “kulmi” i valës disaditore të të nxehtit që ka përfshirë territorin e Maqedonisë. Moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të kohëpaskohshme deri në mesatare lokale.
Por pasdite do të ketë kushte për reshje të shiut. Vlera e rrezatimit ultravjollcë (UV) do të jetë 8.
Temperaturat e mëngjesit sot do të lëvizin nga 13 deri në 22 gradë celsius, ndërsa më të lartat gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 32 dhe 41 gradë celsius.
Ndërsa në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare dhe temperaturë deri në 40 gradë.