Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, në pjesët lindore me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë e dobët deri mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit do të fryjë erë më e fortë nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 grade.

Në Shkup mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare, herë pas here të fortë nga veriu.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.