Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri 18, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 33 deri 39 gradë celsius.

Nesër dhe gjatë fundjavës në orët e pasdites moti pritet të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut./Telegrafi/