Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 9 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë.

UV indeksi =9

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare veriore.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me diell me rritje graduale të temperaturës.

Në fillim të javës së ardhshme do të fryjë sërish erë mesatare deri e fortë veriore. /Telegrafi