Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite në shumë vende i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 37 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 34 gradë Celsiusë