Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me diell dhe me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 39 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38 gradë Celsiusë.