Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor.

Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

UV indeksi =9

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare kryesisht nga perëndimi.

Pasdite do të ketë kushte për shfaqjen e jostabilitetit afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. /Telegrafi