Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot sot do të jetë me mëngjes me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shumë vende do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe me breshëri.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë.

UV Indeksi=8

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare.

Pasdite do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, në formë stuhie me erë të fortë dhe breshër.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 38 gradë.

Të dielën dhe gjatë javës së ardhshme të punës, pasdite dhe në mbrëmje, vendi do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë stuhi me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër.

Temperaturat minimale do të mbeten të larta, ndërsa ato ditore do të pësojnë rënie graduale.