Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë. Pasdite me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23 ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 34 deri në 41 gradë.

Në Shkup moti do të jetë gjithashtu me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 39 gradë Celsiusë.