Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare.

Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, si dhe do të ketë kushte për paraqitje të stuhive me reshje të dendura të shiut, erë të fortë dhe breshër.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë. UV=8, thotë DPHM.

Gjatë javës së ardhshme pasdite do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima të shpeshta. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Do të mbetet mot i ngrohtë, por me ulje graduale të temperaturës ditore.