Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri 15, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 24 deri 31 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe do të ketë rritje të temperaturave./Telegrafi/