Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në pjesën verilindore do të ketë kushte për reshje të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e fortë nga pjesa juglindore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri 12, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 20 deri 25 gradë celsius.

Nesër moti pritet të jetë i qëndrueshëm dhe me rritje të temperaturave./Telegrafi/