Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e fortë mbi 60 km/h nga pjesa juglindore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 15 deri 20 gradë celsius.

Të enjten moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut./Telegrafi/