Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Faza e motit të portokalltë tashmë disa ditë e ka kapur Maqedoninë e Veriut dhe do të zgjasë deri më 14 gusht.

Moti sot në vend do të jetë i nxehtë me temperatura të larta të fazës së portokalltë.

Temperaturat gjatë mëngjesit do të lëvizin nga 12 deri 22 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri 41 gradë celsius.

Në Shkup moti pritet të arrijë deri 39 gradë celsius dhe rekomandohet që qytetarët të mbrohen nga temperaturat e larta.

Të mërkurën temperatura do të arrijë deri 40 gradë celsius, ndërsa pasdite, të enjten do të rriten vranësirat dhe do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperaturat priten të ulen në pjesët perëndimore të vendit ndërsa nga dita e premte, temperaturat priten ulen në gjithë Maqedoninë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Temperatura më e lartë në Maqedoni është regjistruar në vitin 2007, me 45.7 gradë celsius