Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Foto: Arkiv

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira, dhe me temperatura të ulëta të mëngjesit.

Nëpër luginat e vendit do të ketë rënie të mjegullave.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -10 deri -2, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 7 deri 14 gradë celsius.

Gjatë ditës së nesërme moti do të jetë me vranësira dhe do të fryjë një erë e fortë nga pjesa veriore e vendit./Telegrafi/