Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Foto: Arkiv

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në vendet malore do të ketë reshje të borës.

Në vend do të fryjë një erë e fortë veriore.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri 7, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 2 deri 8 gradë celsius.

Nesër moti pritet të jetë i ftohtë dhe me reshje lokale të borës./Telegrafi/