Site icon Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Sipas njoftimeve të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, moti do të jetë i vranët dhe më i freskët me reshje shiu, me mbi 40 litra për metër katror. Reshjet do të jenë herë pas here të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima, vende-vende në formë stuhie me erë të fortë.

“Në Shkup do të mbajë mot i vranët me reshje shiu, të kohë pas kohe vërshuese. Do të fryjë erë mesatare nga jugu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë”.

Në 24 orët e kaluara më së shumti shi – 87 litra për metër katrorë ka rënë në Hanet e Mavrovës, pasuar në Dibër me 65, Kriva Pallankë 57, Berovë 40, Shkup – Petrovec 33, Kumanovë, Gjurishte dhe Kodra e Diellit 31, Strumicë 24, Ohër dhe Krushevë 23, Shkup – Zajçev Rid 22, Tetovë 18, Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Manastir nga 17, Shtip 16, Prilep 14, Pretor 13, Veles 12, Vinicë 10 dhe Dojran 8 litra për metër katror, ​​thuhet në njoftimin e DPHM-së. Nga atje theksojnë se gjatë natës ka qenë mot i vranët me reshje shiu, të cilat në disa vende kanë qenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullima dhe kushte për breshër.

Exit mobile version