Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Moti sot paradite do të jetë me vranësira, ndërsa pasdite dhe në orët e mbrëmjes në më shumë vende do të ketë reshje, bubullima dhe erë të përforcuar. Reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore të vendit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 25 deri në 33 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira, pasdite dhe në orët e mbrëmjes me reshje shiu. Temperatura minimale do të ulet në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 31 gradë Celsiusë.