Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Kah fundi i ditës do të ketë rritje të vranësirave.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 32 deri në 38 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 38 gradë Celsiusë.