Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Foto: Ilustrim

Paradite do të kemi mot me diell e me vranësira mesatare, ndërsa nga mesdita mot jostabil me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri më intensive në formë stuhie me kushte për paraqitje të izoluar të breshrit.

Në Shkup, moti paradite do të jetë me diell e me vranësira mesatare, ndësa pasdite mot jostabil. Në pjesë të luginës do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.