Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

 

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Gjatë orëve të pasdites do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut.

Temperatura minimale do të jetë nga 3 deri 9 ngradë celsius, ndërsa maksimalja nga 17 deri 22 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 21 gradë celsius.

Gjatë ditës së nesërme priten sërish reshje të shiut, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit./Telegrafi/