Site icon Telegrafi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me temperatura të ulta dhe me erë mesatarashit të fortë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat ditore do të lëvizin nga -6 deri në 7 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës do të ketë mot më të ngrohtë se dita e sotme, ku temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 7 gradë Celsius.

Mundësia për të reshura gjatë fundjavës është tepër e ulët. /Telegrafi/

Exit mobile version