Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ftohtë dhe me reshje të shiut dhe borës. Kjo vjen si pasojë e ndikimit të masës së ftohtë të ajrit.

Moti i njëjtë do të jetë edhe nesër me reshje të shiut dhe borës, ndërsa të martë reshje bore do të ketë vetëm në pjesën perëndimore të vendit.

Deri të enjten temperaturat do të bien nën mesatare për këtë periudhë të vitit./Telegrafi/