Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me re të pakta. Në pjesët malore do të ketë vrënësira të theksuara. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë, që përgjatë Vardarit dhe pjesës lindore të vendit do të jetë më e fortë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperatura e mëngjesit do të arrij deri më 19°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 26°C e deri më 34°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nga 15°C, në mëngjes, e deri më 30°C, gjatë ditës./Telegrafi/