Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ngrohtë dhe me diell dhe me shi në disa lokalitete në perendim të vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 18 gradë Celsius ndërsa ato maksimale do të jenë deri në 34 gradë Celsius.

Indeksi i rrezeve UV do të arrijë në 8 shkallë.

Në ditët në vijim, moti do të përmirësohet ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të rriten. Deri në fund të kësaj jave temperaturat do të jenë deri në 40 gradë celsius. /Telegrafi/