Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, i freskët dhe me vrënësira, ndërsa do të ketë edhe të reshura të dobëta të shiut, kurse në vendet malore do të ketë të reshura dëbore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Do të fryjë erë e lehtë jugperëndimore. Temperatura do të lëvitë nga 8°C në 17°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, ndërkaq temperatura do të arrij deri më 17°C./Telegrafi/