Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Meteorologët parashikojnë mot stabil, me vrënësira të ndryshueshme, pra me periudha të diellit në verilindje të vendit, si edhe me erë të lehtë në drejtimin juglindor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nëpër fushëgropa do të ketë mjegull të paktë dhe vrënësira të ulëta. Temperatura ditore do të lëvizë nga 1°C e deri më 5°C. Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nga -6°C në 1°C. Pritet që gjatë mbrëmjes, në pjesët më të larta të vendit të ketë të reshura dëbore./Telegrafi/