Site icon Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Dimri në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës do të fillojë sot në orën 11 e 44 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë vera, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Në fillim të dimrit dita është më e shkurtër ndërsa nata më e gjatë. Dielli në Shkup do të lindë në orën 6 e 58 minuta ndërda do të perëndojë në orën 16 e 5 minuta. Dita do të zgjatë 9 orë e 7 minuta.

Meteorologët për ditën e parë të dimrit paralajmërojnë mot me diell dhe të ftohtë me erë të lehtë. Temperatura minimale do të lëvizë prej -11 deri në -5, ndërsa ajo maksimale prej 3 deri në 9 gradë Celsius. /Telegrafi/

Exit mobile version