Mundësi të reshjeve të dëborës parashohin meteorologët për sot në Maqedoni, pasi që moti i vrënët ofron mundësi të këtilla, sidomos në pjesën veriore të vëndit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore, ndërkaq në pjesën juglindore do të jetë më e fuqishme. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -9°C në -3°C, kurse ajo ditore do të jetë nga 1°C deri më 11°C.
Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nga -6°C në 3°C./Telegrafi/