Moti sot do të jetë me diell, por i ftohtë dhe me shfaqje të reve të pakta, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -7°C e deri më 1°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 4 e deri më 12°C.
Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nga -4°C në 7°C./Telegrafi/