Mëngjesi i sotëm do të jetë i ftohtë, ndërkaq gjatë pjesës tjetër të ditës moti do të jetë me diell dhe me re të pakta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -10°C në -2°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 3°C në 8°C.
Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nga -8°C në 6°C./Telegrafi/