Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Moti sot do të jetë kryesisht i vrënët dhe me erë, deri diku të fuqishme, veriore. Në pjesën qendrore dhe veriore të vendit do të ketë periudha dielli, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Temperatura minimale do të jetë nga 5 e deri më 13°C, kurse ajo maksimale do të jetë nga 12 e deri më 17°C.

Në Shkup dhe rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, me erë veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrij në 10°C, kurse ajo e ditës do të arrij në 14°C./Telegrafi/