Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Meteorologët parashikojnë një ditë me vrënësira të dendura dhe me të reshura të shiut të herëpashershme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më shumë të reshura shiu priten në fund të ditës në pjesën perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e lehtë juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 4 e deri më 11°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 7 e deri më 16°C.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbretërojë një mot i ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nga 9 e deri më 15°C./Telegrafi/