Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Parashikimi i motit thotë se sot do të ketë mot të ndryshueshëm, me periudha të herëpashershme me diell, megjithatë do të jetë më freskët se dita pararendëse, përcjell Telegrafi maqedoni.

Do të krijohen mundësi për të reshura lokale shiu, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit, ndërkaq do të fryj erë veriore, sidomos në pjesën e luginës së Vardarit, në lindje të vendit ku fuqia e erës mund të arrij në 60km/orë.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 3 e deri më 10°C, kurse ajo maksimale do të lëvizë nga 13 e deri më 22°C.

Në Shkup e rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë nga 4 e deri më 15°C./Telegrafi/