Telegrafi Maqedoni u sjell edhe në këtë ditë feste parashikimin e motit. Sipas Entit-Hidrometeorologjik, Maqedonia sot do të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm, me të reshura të shiut, si edhe vetëtima të herëpashershme.
Temperatura e mëngjesit do të sillet nga 11 deri më 17˚C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 24 deri më 29˚C.
Në Shkup dhe rrethinë do të ketë mot të ndryshueshëm dhe me periudha dielli, ndërkaq pasdite do të ketë vërënsira dhe të reshura të shiut, përfshi vetëtima të herëpashershme./Telegrafi/