Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Shiu që ka filluar që mbrëmë na jep një përshkrim se moti do të jetë me të reshura edhe sot, megjithatë Telegrfi Maqedoni u sjell parashikimin meteorologjik të radhës.

Moti do të jetë i vrënët, me të reshura të shiut dhe me vetëtima të herëpashershme, kryesisht në pjesën perëndimore dhe jutore të vendit. Gjithashtu do të fryj erë e lehtë në drejtime të ndryshme.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri 19°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 14 deri 24°C. Në Shkup dhe rrethinë do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperatura do të lëvizë deri më 19°C./Telegrafi/