Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Mbase keni bërë plane për fundjavë, megjithatë do të ishte mirë që moti të mos ua prishë ato, andaj Telegrafi Maqedoni u përcjell parashikimin e motit për ditën e sotme.

Do të kemi mot me diell dhe me shfaqje të herë pas hershme të reve, si edhe do të fryjë erë e lehtë veriore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizç nga 10 deri më 19°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 28 e deri më 36°C. Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe me temperaturë deri më 34°C./Telegrafi/