Moti sot paradite në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla dhe mesatare, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Pasdite vetëm në lindjen e skajshme do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të shkurtë. Do të fryjë erë veriore me intensitet të dobët deri në mesatar e cila do të përforcohet përgjatë rrjedhës së lumit Vardar.
Temperaturat e mëngjesit do të rrotullohen prej 14 deri në 21, ndërsa ato ditore prej 30 deri në 38 gradë.
Në Shkup do të jetë ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe kohë pas kohe me erë të përforcuar përgjatë luginës së Shkupit. Temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri në 18 gradë, ndërsa ato ditore do të rriten deri në 38 gradë celsius.
Në Tetovë dhe rrethinë moti do të jetë i kthjellët me mundësi për vranësira të pjesshme. Temperatura më e ulët do të jetë prej 21 ndërsa më e larta pritet të arrijë në 34 gradë celsius.
Në Gostivar pritet të mbajë mot i ngjashëm me temperatura prej 19 deri në 33 gradë celsius.
Në Dibër do të mbajë mot kryesisht i kthjellët ndërsa në Kërçovë do të ketë edhe mundësi për vranësira të kohëpaskohshme. Temperaturat pritet të sillen prej 19 deri në 29, respektivisht prej 14 deri në 29 gradë celsius.
Strugën nesër e pret kohë me vranësira dhe shira të kohëpaskohshme dhe me temperatura prej 17 deri në 28 gradë celsius./Telegrafi/