Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Ajri në qytete do të jetë i thatë, ndërsa nëpër lokalitete malore do të jetë më i freskët. Në fund të ditës do të ketë kushte për shi por vetëm në vende malore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat e ditës do të jenë nga 16 deri në 32 gradë celsius. Kujdes duhet pasur me indexin e polenit./Telegrafi/