Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira. Pasdite në pjesën perëndimore të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Do të fryjë një erë e lehtë në pjesën veriperëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri 15, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 24 deri në 33 gradë celsius.

Në ditët në vijim moti do të jetë i ngrohtë dhe me temperatura të larta mbi mesataren për këtë periudhë të vitit./Telegrafi/