Site icon Telegrafi

Moti sot në Maqedoni

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë me vranësira dhe me paraqitje të mjegullës veçanërisht paradite. Në pjesët perëndimore do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa në malet më të larta borë të dobët.

Temperatura ta arrijë deri 15 gradë celsius, veçanërisht në pjesët jug-lindore. Në pjesën veri-perëndimori temperatura maksimale do të jetë 7 gradë ndërsa ajo minimale 2 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe me mjegull gjatë paradites. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 5 gradë celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri 11 gradë celsius./Telegrafi/

Exit mobile version