Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se në mëngjesin e sotëm qyteti më i ftohtë kanë qenë Berova ku temperaturat kanë arritur deri në minus 7 gradë celsius, ndërsa borë më shumë ka ra në Kodrën e Diellit për rreth nëntë centimetra.
Gjatë fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm me kushte edhe për shfaqjen e mjegullave.
Temperatura minimale e ditës do të jetë minus një gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri më tetë gradë celsius./Telegrafi/