Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Në pjesën perëndimore të vendit reshjet e shiut do të jenë më intensive, ndërsa do të fryjë edhe erë mesatare juglindore.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 2 deri 7 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 5 deri 13 gradë celcius.
Meteorologët parashikojnë që gjatë ditëve të ardhshme të vazhdojnë reshjet e shiut dhe do të ketë rënie të ulët të temperaturave./Telegrafi/