Gjatë ditës së sotme, moti në Shqipëri parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të çrregullta në pjesën jugore dhe qendrore.
Era do të jetë me drejtim juglindje-verilindje 1-6m/sek.
Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 1.2 metër.
Temperaturat në vendet bregdetare do të lëvizin nga 10 në 26 gradë celsius, ndërsa në vendet e ulëta, do të lëvizin nga 7 në 25 gradë.