Telegrafi

Moti sot, më freskët në Probishtip, kurse më nxehtë në Shkup (Foto)

Moti sot në Maqedoni karakterizohet si mjaft i nxehtë, ndërkaq në disa vende temperaturat kanë kaluar mbi 35°C, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri më tani, vetën në Probishtip dhe në Dibër ka qenë më freskët, respektivisht tepmeraturat në këto dy qytete janë 24°C dhe 28°C.

Ohri, Struga dhe Manastiri vazhdojnë me radhë me temperatura 31°C, 31°C dhe 32°C.

Ndërkaq, temperatura më e lartë e regjistruar sot është 37°C, në Bashkinë e Shkupit./Telegrafi/