Telegrafi

Moti sot

Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale, kryesisht në lindje dhe në jug të vendit, me erë të lehtë verilindore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Temperaturat maksimale sot do të arrijnë deri në 33 gradë celsius.

Vijon një periudhë e motit të qëndrueshëm, të ngrohtë dhe me diell me vranësira të vogla.

Temperaturat në ditët në vijim do të jenë në rritje të vazhdueshme.

Nga fundi i ditës së mërkurë, kryesisht në pjesët perëndimore ndërsa të enjten edhe në pjesët tjera priten reshje lokale të shiut, paqëndrueshmëria mesatare dhe rënie e butë e temperaturave ditore./Telegrafi/