Turistët që ndodheshin në Benidorm të Spanjës, nuk mundën të bëjnë plazh, shkaku i motit me shi dhe të vranët.
Por, kjo nuk i brengosi disa prej tyre, që u zbavitën me dyshekët e fryrë, nëpër rrugët që i kishte vërshyer uji, transmeton Telegrafi.
Madje, disa i shfrytëzuan edhe tavolinat e kthyera së prapthi, që të rrëshqasin nëpër ujin e mbledhur nga reshjet e pandërprera.
Loja e tyre nëpër rrugë të hapura nuk shkoi gjatë, sepse u ndaluan nga policët sepse rrezikonin të lëndoheshin dhe qëndronin në rrugë të hapur. /Telegrafi/
https://youtu.be/RuNtcdBdvPI