Moti për të martën në Shqipëri parashikohet me vranësira të ndërrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-7 m/sek.
Deti do të jetë i forcës 1 me lartësi dallge 0.8 metër. Parashikohet mjegull për shkak të reshjeve.
Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të arrijnë:
Vendet Malore 8/20 C
Vendet e ulëta 10/23 C
Vendet bregdetare 12/22 C. /Telegrafi/