Moti në Shqipëri të hënën do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti paradite do të jetë me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi. Më tej do të jetë i vranët në të gjithë vendin.
Deri në orët e mesditës, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në Veriperëndim e Jugperëndim të vendit. Prej orëve të mesditës, reshjet do të jenë me intensitet mesatar e në formën e shtrëngatave shtrihen në të gjithë territorin. Prej këtyre orëve në Veriperëndim e Jugperëndim reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve.
Në zonën e Alpeve reshje të vazhdueshme dhe të dendura dëbore. Në mbrëmje në Verilindje-Lindje e Juglindje reshje bore të herëpashershme me intensitet mesatar. Mjegull/mjegullinë nga reshjet e shiut dhe dëborës si dhe ngrica në lartësi në zonat malore.
Era do të fryjë nga Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-20 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare erë tepër intensive dhe me rrahje deri në 30m/s duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-6 në detët Adriatik e Jon.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/13 re shi rrufe
Kukës -1/6 re shi
Lezhë 6/16 re shi
Dibër -2/4 re shi borë
Durrës 6/16 re shi rrufe
Tiranë 5/16 re shi rrufe
Elbasan 5/14 re shi
Berat 4/17 re shi
Vlorë 6/17 re shi rrufe
Korçë -1/6 re shi borë
Gjirokastër 6/13 re shi rrufe
Sarandë 8/17 re shi rrufe. /Telegrafi/